Presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar pas dëbimit të amabasadorit të Iranit nga Shqiperia. Ai i ka derguar nje letër falenderimi kryeministrit Edi Rama.
Trump e cilëson Shqipërinë mike të madhe të SHBA, ndërsa shprehet se mirëpret rritjen e partneritetit mes dy vendeve.
Në vijim gjeni një letër të Presidentit Donald Trump, publikuar nga ambasada e SHBA, në të cilën falënderohet Qeveria e Shqipërisë.
“I dashur Z. Kryeministër: Faleminderit për përpjekjet tuaja të palëkundura duke iu kundërvënë Iranit dhe duke iu kundërpërgjigjur veprimeve e përpjekjeve të tij destabilizuese për t’u mbyllur gojën disidentëve anembanë globit. Udhëheqësia e treguar nga ju me dëbimin e Ambasadorit të Iranit nga vendi juaj është shembull i përpjekjeve tona të përbashkëta për t’i treguar qeverisë iraniane se veprimet e saj terroriste në Evropë dhe përreth botës do të kenë pasoja të rënda. Shqipëria ka qenë gjithmonë një mike e madhe e Shteteve të Bashkura dhe unë mirëpres rritjen e partneritetit tonë, ndërsa ballafaqohemi me çështjet e shumta të rëndësishme që të dy vendet tona hasin. Sinqerisht, Donald Trump”
Edhe ambasada e SHBA ka përgëzuar Qeverinë e Shqipërisë, pasi ndërmori veprime kundër regjimit Iranian për komplotin e tij terrorist në tokën shqiptare, duke kërcënuar sigurinë evropiane.
“Qeveria e Shqipërisë ka treguar udhëheqësi të vërtetë në përpjekjet tona të përbashkëta për t’i dërguar një mesazh të qartë Iranit se kryerja e veprimeve terroriste në Evropë, apo kudo tjetër, është e papranueshme dhe nuk do të tolerohet. Ne qëndrojmë krah për krah me Shqipërinë, aleatin tonë në NATO dhe partnerin tonë strategjik“, shkruan ambasada
Javanews/a.çupaj