Prej orës 10:00 të ditës së sotme studentët kanë rinisur protestën përpara Kryeministrisë, pasi qeveria nuk pranon të plotësojë tetë kërkesat e tyre pa dialoguar apo negociuar më parë. Kjo është dita e 14-të e protestës së studentëve. Grumbullimi i studentëve nisi në orën 09:30 në fakultetet përkatëse më pas nisi marshimi në këmbë drejt Kryeministrisë. Refreni është i njëjtë: “Plotësoni 8 kërkesat”! “Nuk duam dialog”!
Sipas të gjitha gjasave kjo do të jetë protesta e fundit studentore, pasi po politizohet nga opozita. Kjo pasi menjëherë pas lajmërimit dy ditë më parë nga Këshillat Studentorë për protestën, PD dhe LSI, si dy forcat më të mëdha opozitare, nisën mobilizimin e militantëve në rrethe.
Dje kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi zhvilloi një takim në Korçë ku kërkoi mobilizimin e anëtarëve të partisë për protestën e sotme, ndërkohë që Lulzim Basha u bëri thirrje të gjithëve që të bashkohen sot në protestë.
“Shqiptarja.com” mësoi se degët lokale janë porositur që të mbledhin sa më shumë njerëz duke iu garantuar transportin në mënyrë që protesta përpara Kryeministrisë të jetë masive dhe në përputhje me qëllimet e interesat e opozitës.
Lista/ Ja të gjitha kërkesat që studentët kanë kërkuar
PD bën ‘tym’ protestën e studentëve
Protesta e studentëve në ditën e 14, shtohet numri i forcave policore
Një grup i vogël studentësh nga Gjirokastra, solidarizohen me protestën në Tiranë (VIDEO)
Rreth 200 studentë të Korçës nisen drejt Tiranës, për t’iu bashkuar protestës përpara Kryeministrisë
I vendoset shiriti në shenjë proteste edhe Politeknikut
Shiritat te Universiteti Politeknik në Tiranë
Studentët i vendosin kyçin fakultetit të Ekonomikut
Studentët i vënë drynin portës te Fakultetit Ekonomik
Më pas studentët kanë filluar marshimin drejt protestës para kryeministrisë.
Bojkotohet mësimi në Korçë, disa nga studentët pritet që të nisen drejt Tiranës
Studentët i vendosin shiritin, bllokojnë fakultetin e Drejtësisë (VIDEO)