• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, September 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Protesta para Kryeministrisë, PD bën ‘tym’ tubimin e studentëve

by Java News
17/12/2018 11:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prej orës 10:00 të ditës së sotme studentët kanë rinisur protestën përpara Kryeministrisë, pasi qeveria nuk pranon të plotësojë tetë kërkesat e tyre pa dialoguar apo negociuar më parë. Kjo është dita e 14-të e protestës së studentëve. Grumbullimi i studentëve nisi në orën 09:30 në fakultetet përkatëse më pas nisi marshimi në këmbë drejt Kryeministrisë. Refreni është i njëjtë: “Plotësoni 8 kërkesat”! “Nuk duam dialog”!

Sipas të gjitha gjasave kjo do të jetë protesta e fundit studentore, pasi po politizohet nga opozita. Kjo pasi menjëherë pas lajmërimit dy ditë më parë nga Këshillat Studentorë për protestën, PD dhe LSI, si dy forcat më të mëdha opozitare, nisën mobilizimin e militantëve në rrethe.

Dje kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi zhvilloi një takim në Korçë ku kërkoi mobilizimin e  anëtarëve të partisë për protestën e sotme, ndërkohë që Lulzim Basha u bëri thirrje të gjithëve që të bashkohen sot në protestë.

“Shqiptarja.com” mësoi se degët lokale janë porositur që të mbledhin sa më shumë njerëz duke iu garantuar transportin në mënyrë që protesta përpara Kryeministrisë të jetë masive dhe në përputhje me qëllimet e interesat e opozitës.

Lista/ Ja të gjitha kërkesat që studentët kanë kërkuar

Ora 10:53

PD bën ‘tym’ protestën e studentëve

Ashtu sikur ishte paralajmëruar, protestës së studentëve i janë bashkuar edhe militantët e opozitës. Në nisje të protestës, Gentjan Gjonaj, i njohur si një ndër militantët më aktivë të PD, ka hedhur gjatë tubimit një tymuese para Kryeministrisë.
Ora 10:42

Protesta e studentëve në ditën e 14, shtohet numri i forcave policore

Ditën e sotme shihet se ka një numër të shtuar të policisë. Sipas të dhënave paraprake, pritet që të ketë numër të lartë protestuesish përpara Kryeministrisë dhe pikërisht për këtë arsye është rritur dhe numri i forcave policore.
Ora 10:21

Një grup i vogël studentësh nga Gjirokastra, solidarizohen me protestën në Tiranë (VIDEO)

Edhe një grup i vogël studentësh nga Gjirokastra po proteston për tetë kërkesat e parashtruara. Ndryshe nga një pjesë e studentëve të Korcës, ata kanë vendosur që të protestojnë jo duke iu bashkuar studentëve të Tiranës, por duke brohoritur e kundërshtuar në ambientet e jashtme të universitetit të tyre.
Ora 10:17

Rreth 200 studentë të Korçës nisen drejt Tiranës, për t’iu bashkuar protestës përpara Kryeministrisë 

Rreth 200 studentë të qytetit të Korçës mësohet se janë nisur drejt Tiranës, për t’iu bashkuar protestës së studentëve të Tiranës, që ka arritur në ditën e 14. Që prej orëve të para të mëngjesit, drejt kryeqytetit janë nisur 4 autobusë.
Ora 09:48

I vendoset shiriti në shenjë proteste edhe Politeknikut

Përpos fakultetit të Drejtësisë në shenjtë proteste studentët i kanë vendosur shiritin edhe Politeknikut.

Shiritat te Universiteti Politeknik në Tiranë
Ora 09:47

Studentët i vendosin kyçin fakultetit të Ekonomikut

Studentët e Fakultetit të Ekonomikut në Tiranë, pasi janë mbledhur mëngjesin e sotëm për të vendosur itinerarin e lëvizjes drejt Kryeministrisë i kanë vendosur drynin hyrjes së institucionit duke bllokuar edhe administratën pas bojkotit që i kanë bërë mësimit.

Studentët i vënë drynin portës te Fakultetit Ekonomik

Më pas studentët kanë filluar marshimin drejt protestës para kryeministrisë.

Ora 08:57

Bojkotohet mësimi në Korçë, disa nga studentët pritet që të nisen drejt Tiranës

Në universitetin e Korçës është bojkotuar sërish mësimi nga studentët, ndërkohë që disa prej tyre pritet që të nisen drejt Tiranës.
Ora 08:57

Studentët i vendosin shiritin, bllokojnë fakultetin e Drejtësisë (VIDEO)

Studentët e fakultetit të Drejtësisë përpos bojkotit i kanë vendosur shiritin duke bllokuar hyrjen e institucionit duke mos lejuar as administratën. Edhe sot në ditën e 14-të ata do të mblidhen përpara fakultetit më pas do të marshojnë në orën 11:00 drejt Kryeministrisë.

 

Next Post
Lulzim Basha cinik me Topallin: Ajo s’bën dot një shoqatë, jo më parti!

Topalli ironi me Bashën: Lulit i dalin vota më shumë se votues

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përparim i frikshëm i Huthëve në Jemen, marrin 130 km bregdet pranë Detit të Kuq

Përparim i frikshëm i Huthëve në Jemen, marrin 130 km bregdet pranë Detit të Kuq

September 11, 2026
Pagat për magjistratët, Rama: Secili institucion në vendin e vet! Fondin e propozon Qeveria dhe e miraton Kuvendi

Rama për Ergys Agasin: Në emrin tim nuk flet askush, unë jam tërësisht i çliruar

September 11, 2026
Kërcënimi i Kremlinit: Nëse Lituania strehon armë bërthamore, do ta vëmë në shënjestër

Kërcënimi i Kremlinit: Nëse Lituania strehon armë bërthamore, do ta vëmë në shënjestër

September 11, 2026
Tërmet te Kosova! Amir Rrahmani largohet nga Kombëtarja dhe shpërthen ndaj FFK-së: Sulme të koordinuara prej 2 vitesh

Tërmet te Kosova! Amir Rrahmani largohet nga Kombëtarja dhe shpërthen ndaj FFK-së: Sulme të koordinuara prej 2 vitesh

September 11, 2026
SONDAZHI / Veliaj fiton në Tiranë bindshëm, PS mbetet forcë e parë, Meta-Berisha të dytët

“Të mbash kryetarin e kryeqytetit në qeli është absurd”, Rama: Tirana po vuan mungesën e drejtimit

September 11, 2026
Braçe sulmon gjyqtarët pas kallëzimit të Malajt në SPAK: Vetëgjyqësi, po kalojnë në harbim

Braçe sulmon gjyqtarët pas kallëzimit të Malajt në SPAK: Vetëgjyqësi, po kalojnë në harbim

September 11, 2026
Bilanci i zjarreve në vend: 21 vatra në 24 orë, 5 ende aktive

Bilanci i zjarreve në vend: 21 vatra në 24 orë, 5 ende aktive

September 11, 2026
Meta: Koha do tregojë kush ka llogari për të larë! Rama ka qenë qengj i urtë, derisa korruptoi Bashën dhe…

Rama për Ilir Metën: Ndiej keqardhje, ishte një talent që nuk e mbajti dot peshën e pushtetit

September 11, 2026
Haga, midis maktheve dhe paranojave

Haga, midis maktheve dhe paranojave

September 11, 2026
Akuzat e Ahmetajt, Braçe: S’dëgjoj përralla! Nëse është i përndjekur politik, Rama është Taylor Swift e unë Leo Messi

Rama për Ahmetajn: Kisha investuar në një maskë karnavalesh, jo në një aset publik

September 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com