Policia e Korçës ka sekuestuar 423.8 gr lëndë narkotike heroinë, një sasi lëndë narkotike e dyshuar si Cannabis Sativa, 19 tableta metadoni, si edhe fishekë luftarakë. Policia njofton se në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë kanë vijuar me kontrolle, si rezultat i të cilave, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë të Marsel Xhakollari, 34 vjeç (i dënuar më parë për “Vjedhje” dhe Ledion Metollari, 36 vjeç,(i dënuar më parë për “Vjedhje me dhunë”, të dy banues në Korçë.
Gjatë kontrollit trupor që Policia ka ushtruar ndaj shtetasit L.M, në lagjen nr 6, (në hyrje të banesës së shtetasit M.Xh) iu gjetën disa doza me lëndë të dyshuar narkotike Heroinë. Gjithashtu në banesën e M.Xh, u gjetën dhe sekuestruan me cilësinë e provës materiale:
423.8 gramë lëndë e dyshuar si narkotike e llojit Heroinë (nga e cila 109 copë e ndarë në doza).
19 tableta metadoni.
Një sasi lënde e dyshuar si narkotike Cannabis Sativa.
45 copë fishekë me mbishkrim E.
1 peshore elektronike.
a.çupaj