Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas i bëri thirrje Kosovës të martën që të anulojë, ose të paktën të pezullojë tarifën prej 100 për qind ndaj mallrave serbe.
Maas, duke folur në Paris në një takim për parandalimin e përhapjes së armëve të lehta nga Ballkani, e vlerësoi për keqardhje tërheqjen e përfaqësuesve të pakicës serbe nga institucionet e qeverisjes në veriun e Kosovës.
“Përshkallëzimi i mëtejshëm duhet të parandalohet në mënyrë emergjente dhe duhet të ruhet suksesi i bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve”, tha ai.
Tensionet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë u shtuan gjatë muajve të fundit, pasi Beogradi bllokoi anëtarësimin e Kosovës në Interpol.
Kosova tha se nuk do të anulojë tarifat prej 100 për qind ndaj mallrave serbe, të cilat i vendosi më 21 nëntor, për sa kohë që Serbia nuk e njeh Kosovën dhe sfidoi thirrjet nga Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara për tërheqjen e tarifave.
a.çupaj