Nga Artan Fuga
Nuk mund të jenë skllevër modernë as të pedagogëve, as të hierarkive universitare, as të agjencive të ministrisë të arsimit, as të partive politike!
————
Ligji aktual nuk iu njeh asnjë të drejtë pozitive!
(Promemorje paraqitur dhe refuzuar në senatin e UT në muajin korrik 2018)
Studenti ka të drejtë t’a zgjedhi lirisht profilin e studimeve që dëshiron të ndjeki në të gjithë universitetet e territorit shqiptar ose në Universitete të tjera partnere të tyre!
Studenti ka të drejtë të rregjistrohet drejtpërdrejt në universitetin që dëshiron pa kaluar në asnjë agjenci apo hellkë filtruese.
Studenti ka të drejtë të njihet paraprakisht me universitetiun, fakultetin dhe departamentin ku dëshiron të ndjeki studimet.
Studenti ka të drejtë në bazë të meritës të ndjeki të gjitha nivelet e profileve të studimit që njeh ligji për arsimin e lartë.
Studenti rregjistrohet në nivel universiteti dhe ka të drejtë të ndjeki lëndët e parashikuara në të gjitha fakultetet e universitetit ku rregjistrohet.
Studenti ka të drejtë të rregjistrohet për lëndët e parashikuara në programin mësimor te cdo pedagog që mbulon atë lëndë në Universitetin ku është rregjistruar.
Studenti ka të drejtë të vlerësohet nga pedagogë dhe komisione që sigurojnë gjykim të drejtë, pa konflikt interesi. Studenti ka të drejtë të refuzojë paraprakisht të merret në provim nga pedagogë që i konsideron në konflikt interesi me një vlerësim të drejtë të dijeve të tij.
Studenti ka të drejtë të marrë të gjitha informacionet që lidhen me veprimtarinë mësimore, shkencore dhe administrative e financiare të njësisë kryesore ku ai bën pjesë si edhe të vetë Universitetit ku është rregjistruar.Studenti ka të drejtën e respektimit të dinjitetit të tij brenda dhe jashtë mjediseve të Universitetit sipas Kushtetutës të RSH, ligjeve në fuqi, ligjit për arsimin e lartë dhe statutit dhe rregulloreve të Universitetit, etj.Studenti i ka të drejtën e përdorimit të gjitha mundësive që Universiteti vendos në dispozicion të shërbimit të studentit.
Studenti ka të drejtën e vlerësimit të drejtë dhe korrekt të dijeve në të gjitha lëndët e kurrikulumit të programit të studimeve ku ai është rregjistruar. Ai ka të drejtën të njihet me përgjigjet e sakta të pyetjeve të cilave u nënshtrohet në provime dhe procedura të tjera të kontrollit të njohurive.
Studenti ka të drejtë të shprehi pa asnjë pengesë, censurë dhe presion të gjitha bindjet, besimet, opinionet e veta politike dhe ideologjike, në përputhje me të drejtat e qytetarit të RSH në kushtetutë e vendit, dhe të mos ndëshkohet ose pësojë vlerësime negative për to.
Studenti ka të drejtë të organizohet në shoqata studentore lirisht dhe të përfaqësohet drejtpërdrejtë ose nëpërmjet tyre në të gjitha vendimmarrjet që lidhen me drejtimin e Universitetit dhe njësitë e tij.Studenti ka të drejtën e ankimit në të gjitha instancat drejtuese të Universitetit në rast se konstaton se është viktimë e harselimit, e presioneve e diskriminimit dhe e të gjitha praktikave të tjera të dënueshme nga kuadri ligjor.
Studenti ka të drejtë të marri pjesë në të gjitha mbledhjet e departamentit ose dekanatit të fakultetit ku është rregjistruar.Studenti ka të drejtë të njihet paraprakisht me përmbajtjen e programit dhe planit mësimor të profilit të studimeve ku është rregjistruar.Studenti ka të drejtë të zgjedhi të deleguarit që shprehin vullnetin kolektiv. Me anë të tyre, studentët kanë të drejtë marrin pjesë lirisht në mbledhjet e njësive bazë që mbulojnë programin e tyre të studimeve.
Studenti ka të drejtë të njihet me tematikën e të gjitha mbledhjeve si edhe vendimet e dekanatit dhe të njësisë bazë.Studenti ka të drejtë të marri pjesë nëpërmjet lëndëve me zgjedhje në kurrikulumin e e programit të studimeve ku ai është rregjistruar. Cdo njësi bazë ka detyrimin të përcaktojë për cdo vit sasinë e lëndëve me zgjedhje dhe emërtimin e tyre që i lejojnë studentit të ketë lii zgjedhjeje.
Ne rast se brenda ose jashtë njësisë kryesore, një lëndë zhvillohet nga pedagogë të ndryshëm, studentit i lind e drejta të ndjeki lëndën sipas pedagogut që ai parapëlqen. Lëndët alternativa me zgjedhje i paraqiten studentit për cdo vit akademik nga njësi bazë.Studenti ka të drejtë të marri dije shkencore bashkëkohore të nivelit më të lartë. Ai ka të drejtë të refuzojë të marri pjesë në leksione që gjykohen nën nivelin e pranueshëm.
Studenti ka të drejtë të marri pjesë në të gjitha veprimtaritë shkencore ku ftohet të bashkëpunojë nga pedagogët e tij që mbulojnë lëndë në kurrikulën e programit të studimeve ku është rregjistruar.Studenti ka të drejtë të refuzojë cdo detyrim mësimor ose shkencor nëse ai nuk është kompensuar zyrtarisht dhe sipas rregullave në fuqi në rrugë financiare ose me kreditet përkatëse.
Studenti ka të drejtë të ketë akses falas në së paku një dokument të shkruar ose rregjistruar (libër, tekst, monografi, cikël leksionesh të shkruara, fashikuj kapituj monografish, etj,), ku të jepen njohuritë themelore të përmbajtjes të lëndës, paraqitur nga pedagogu i lëndës dhe aprovuar zyrtarisht si i tillë me vendim të njësisë bazë që mbulon lëndën përkatëse.
Studenti ka të drejtë të ketë informacion për një bibliografi të gjerë vendase ose të huaj, që trajton problemet dhe temat e lëndës ku ai merr pjesë. Kjo realizohet me anë të detyrimit që ka pedagogu për ta dhënë këtë informacion në sillabusin e lëndës që mbulon.
Studenti ruan të gjitha të drejtat e autorit mbi punimet dhe krijimet shkencore që paraqet në procesin e ndjekjeve të profilit të studimeve ku është rregjistruar.Studenti ka të drejtë të refuzojë zhvillimin e mësimit në cdo lëndë nëse për të nuk ka një akses falas dhe të mjaftueshëm në dokumente të përmendur më sipër.
Studenti ka të drejtë të studjojë dhe të paraqitet në provim për një lëndë me një literaturë dhe përqasje tjetër alternative nga ajo që i është propozuar nga pedagogu i lëndës. Asnjë pedagog nuk ka të drejtë t’i imponojë studentit jashtë vullnetit të tij studimin e një literature të caktuar.
Studenti ka të drejtë që në fund të cdo programi studimesh që ndjek që të ketë një titullim shkencor si edhe të orientohet drejt njohjes të diplomës të tij si mundësi integrimi brenda urdhërit të një profesioni të njohur me ligj në tregun shqiptar dhe më gjerë. Cdo program studimesh duhet të finalizohet me një njohje kompetencash brenda një ose disa profesioneve të njohura me ligj.
Studenti ka të drejtë të ketë së paku një literaturë alternative të vlefshme, përvec tekstit, manualit, ose ciklit të leksioneve të pedagogut të lëndës.
Studenti nëse sheh praktika hapur dhe dukshëm në kundërshtim me të drejtat e tij, me statutin e Universitetit ose rregulloret e njësive bazë, ka të drejtë të braktisë ose refuzojë të marri pjesë në lëndët ku këto probleme konstatohen kolektivisht ose individualisht.
Studenti ka të drejtë ë të shprehet me anë të sondazheve dhe metodave të tjera për cilësinë e mësimdhënies në çdo lëndë të programit të studimeve, pas mbarimit të kontrollit të njohurive. Detyrimin për ta realizuar këtë të drejtë e ka njësia bazë që është përgjegjëse për atë program mêsimor.
Studenti pasi ka përfunduar me sukses vitin e parë të studimeve, në programin e studimeve ku është rregjistruar, i lind e drejta të ndjeki sipas parapëlqimeve të tij edhe një ose më shumë program tjetër studimesh, plotësues me të parin, brenda ose jashtë njësisë kryesore ku është rregjistruar fillimisht. Për këtë studenti është vetë përgjegjës për të krijuar kushtet kohore etj. Rregjistrimi në njëe program të dytë bëhet sipas tarifave në fuqi.
Pas rregjistrimit në Universitet studenti ka të drejtën për shërbime falas që lidhen me realizimin e statusit të tij universitar në fakultetin ku është rregjistruar.
Studenti ka të drejtë të shfrytëzojë të gjitha hapësirat kulturore, sportive, argëtuese që janë në dispozicion të Universitetit ose Fakultetit.
Studenti ka të drejtën për të kërkuar këshillim të vazhdueshëm për karrierën e tij si edhe për trajektoren e studimeve.
Studenti me probleme shëndetësore ka të drejtë për trajtime të veçanta që i mundësojnë ndjekje normale të studimeve.
Studenti ka të drejtë të marri pjesë në zgjedhjen e të gjitha instancave drejtuese të departamentit, dekanateve dhe rektoratave etj të Universitetit.
Studenti ka të drejtën të njihet me të gjitha mundësitë për bursa, shkëmbime dhe stazhe në universitete të tjera të vendit ose të huaja dhez te perfitoje prej tyre.
Studenti ka të drejtën të ketë trajtesë financiare të favorizuar në varësi të ecurisë të rezultateve të tij si edhe të gjendjes financiare të familjes të tij.
Studenti ka të drejtë të pajiset me kartën e studentit që me rregjistrimin e tij dhe në bazë të saj ai fiton trajtime të favorizuara në të gjithë territorin e RSH sipas përcaktimeve që përcaktohen me ligj të veçantë.
Studenti rregjistrohet lirisht në secilin nga universitetet brenda ose jashtë territorit të vendit sipas zgjedhjes të vet të lirë.
Studenti ka të drejtë t’i zhvendosi lirisht studimet e tij nga një universitet te tjetri mbi bazën e pranimit në Universitetin ku kërkon të rregjistrohet.
Studenti ka të drejtë për kushte studimi normale duke pasur një vend në auditor.
Studenti në universitetin ku është rregjistruar ka të drejtën e aksesit në Internet dhe të një hapësire virtuale në web ku i vijnë të gjitha informacionet.
Studenti ka të drejtë të marri menjëherë sipas kërkesës cdo dokument që i njeh identitetin e tij studentor duke e përdorur atë sipas nevojave.
Studenti ka të drejtë të marri falas nga fakulteti ku është rregjistruar shërbim psikologjik bazik dhe shërbim mjekësor dhe të bëjë ekzamlinimet bazë cdo dy vjet organizuar nga fakulteti ku bën pjesë.
Studenti ka të drejtë të ketë brenda hapësirave të fakultetit ku kryen studimet për pika tregtare për konsumin ushqimor.
Studenti ka të drejtë të kërkojë mbështetje me avokat nga Universiteti ku ai është rregjistruar për të gjitha ceshtjet që lidhen me statutin e tij si student.