Cesc Fabregas është drejt largimit nga Chelsea. Mesfushori spanjoll nuk po ka hapësira te londinezët që nga ardhja e trajnerit italian Maurizio Sarrit.
Drejtori sportiv i Milanit, Leonardo e ka pranuar se po diskuton në mënyrë aktive për arritjen e një marrëveshje rreth mesfushorit spanjoll.“Ne jemi duke e vlerësuar atë, duke pasur parasysh mundësitë, por nuk bëmë ndonjë lëvizje konkrete.
Ne ende po i vlerësojmë kushtet”, deklaroi Leonardo.31-vjeçari ka kontratë me Chelsean deri në vitin 2019, përgatiti Express. (b.an)