Gjatë bashkbisedimit me studentët, kryeministri foli edhe për gjendjen në konvikte. Kreu i qeverisë pranoi se gjendja në konvikte është e turpshme, por situata do të ndryshojë
“Gjendja në konviktë është turp nuk kam se çfarë thëm”, tha Rama
Në vijim të komunikimit të tij në fb, Rama tha se studentët duhet të kërkojnë dhe rishikim të tarifës së konvikteve, jo vetëm Universiteteve.
“Pse vetëm tarifat e shkollës, po tarifat e konvikteve? Në çdo konvikt ku nuk kemi arritur dot të rindërtojmë, ku nuk ka kushte, deri kur të rikonstruktohet qeveria duhet ti thotë prindit: Ndjesë. Ku do e merrni? Te sheshi? Nuk është negociatë kjo, por dialog. Bashkia e Tiranës ka kohë që ka filluar punë për lirimin e sheshit. Sheshi te Qytet Studenti është tokë e xanun. Se keni kërkuar, do ta bëjmë ne.
Rama i paralajmëroi studentët: Unë nuk bëj asgjë për ju, ose hajdeni ti bëjmë bashkë, ose rrini atje! Për tarifat mos u shqetësoni fare, po të doni ikni fare. Kjo nuk është çështje tarifash”, tha Rama
Javanews/a.çupaj