Kryeministri Edi Rama ka reaguar për protestën e studentëve para ministrisë së Arsimit.
Rama shprehet se tarifat nuk i vendos ministria e Arsimit, por universitetet, dhe e dyta shton se ‘nuk është dakord që taksapaguesit të paguajnë shpenzimet e universitetit për studentet ngelës’.
Kryeministri e quan këtë që po ndodh një zhurmë kazanësh dhe dizinformim me dashje
“E para ministrja s’eshte as pa shkolle as me UFO, ndryshe nga cfare ju mund te keni mesuar neper kazanet mediatike, nderkohe qe pyetja ime eshte: A jeni ju dakord qe t’i paguani ju, pra taksapaguesit, shpenzimet e universitetit per studentet ngeles?
Une per vete nuk jam dakord e para dhe e dyta, nuk ka asnje rritje tarifash qysh prej vitit 2014 (dhe tarifat nuk i vendos ministrja, po vete universiteti sa per dijeni, quhet autonomi universitare), po ka zhurme kazanesh, dizinformim me dashje apo llaf pas llafi, si edhe kembengulje nga nje pakice per te mos pranuar zbatimin e reformes qe e nxjerr universitetin nga bataku shumevjecar.
Sa per fotot, une nuk kam ndermend t’i le, po ju mund te mos hyni ketu dhe keshtu shpetoni edhe nga fotot” deklaron Rama./a.meta