Ka shkuar në 18 numri i ndertimeve pa leje që janë prishur brenda pak ditësh në Unazën e Madhe, në segmentin nga Pallati me Shigjeta deri te Dogana. Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit i Bashkise se Tiranes vijoi edhe mëngjesin e sotëm me prishjen e dy objekteve të ndërtuara pa leje në gjurmën e Unazës.
Për të gjithë ata individë apo familje që zotërojnë ndërtime pa leje në gjurmën e Unazës Bashkia e Tiranës ka ofruar si mundësi zgjidhje banesa sociale pa afat perdorimi ose bonus qiraje për 3 vite./a.meta