Me ngushtimin e afatit kohor për djegien e mandateve, republikanët ishin të parët të cilët i kërkuan Lulzim Bashës të thyejë bojkotin.
Nga Asambleja e partisë, Fatmir Mediu i kërkoi lidershipit demokrat të reflektojë për qëndrimet që opozita duhet të mbajë me Parlamentin.
Me zgjedhjet elektorale në prag për republikanët, bashkimi i së djathtës është i rëndësishëm, ndërsa sa i takon përzgjedhjes së kandidatëve për kryebashkiak, Mediu kërkon që procesi të mos jetë i njëanshëm.
Republikanët këmbëngulin në ndryshimin e sistemit zgjedhor, duke mbështetur idenë e një sistemi proporcional me lista të hapura.
/b.d