Ambasadat e huaja në Kosovë kritike ndaj neglizhencës së institucioneve për cilësinë e ajrit
3.500 vdekje të parakohshme në vit vijnë si pasojë e ndotjes së ajrit në Kosovë.Visar Azemi, drejtor i organizatës “Ballkan Green Fundation”, tha se gjendja e ndotjes është alarmante, ngase gjatë një viti kemi mijëra vdekje nga ndotja.Në këtë panel, ku të pranishëm ishin përfaqësues komunalë, përfaqësues nga ambasadat si dhe nga UNDP-ja., Ambasadori francez, Didier Chabert, tha se janë shqetësuese vdekjet nga ajri i ndotur, të cilat nuk janë pak në numër.
3.500 persona vdesin çdo vit në Kosovë, si pasojë e ndotjes së ajrit. Nuk e di nëse këto të dhëna janë të sakta. Nëse po, kjo është mjaft shqetësuese. Kosovarët kanë të drejtë të marrin frymë lirshëm dhe të marrin ajër të pastër. BE-ja është e interesuar të ndihmojë në këtë fushë”, ka thënë Chabert.
Ajri në Kosovë ndotet nga faktorë të ndryshëm, por është shqetësuese se termocentralet në Obiliq janë të vjetra, pavarësisht investimeve të BE-së në filtrat e pastrimit, ka thënë Chabert.
Ndërkaq, nga Ministria e Mjedisit thonë se ata kanë punuar në ndalimin e ndotjes së ajrit edhe në stinët e tjera, e jo vetëm në stinën e dimrit.Në këtë panel u prezantuan 13 pika të cilat dërgojnë drejt mbrojtjes së ajrit në Kosovë.
Kosova, Serbia dhe Maqedonia kryesojnë në Evropë për nivelin e lartë të vdekjeve nga ndotja e ajrit në raport me popullsinë, përgatiti Koha. (b.an)