Dy shqiptarë janë arrestuar për pengmarrje të një të mituri në Selanik. Sipas mediave greke, shqiptarët kishin rrëmbyer një 16-vjeçar pakistanez dhe në këmbim të lirimit të tij kishin kërkuar para.
Identitetet e shqiptarëve ende nuk janë bërë të ditur por thuhet se ata janë të moshës 30 dhe 49 vjeç. Sipas policisë, dy burrat shqiptarë e morën me forcë kur ai ishte i pashoqëruar dhe e hipën në një makinë por i mituri ka mundur të arratiset në kohën që ata ishin duke e çuar në një kasolle ku dhe do ta mbanin të izoluar deri në marrjen e parave.
Pas ka mundur t’i shpëtojë shqiptarëve, i mituri i është drejtuar policisë për të bërë kallëzimin, gjë që ka çuar edhe arrestimin e shqiptarëve.
ma.me