Ajaks Boshnjaku është marrë në pyetje në policinë e Tiranës ku ka deklaruar se nuk është i përfshirë në konfliktin me armë në lokalin në ish-bllok, ku humbi jetën një person dhe u plagosën dy të tjerë.
Boshnjaku ka deklaruar se ka qenë në lokal ne fillim te sherrit dhe sa ka filluar perleshja ka dalë nga lokali. Ajaks Boshnjaku u vetëdorëzua në policinë e Tiranës mbrëmjen e kaluar, ndërsa nesër pritet të dalë përballë gjykatës për rivlerësim mase pasi ndaj tij është caktuar arrest me burg në mungesë.
Mbremjen e 4 tetorit pas nje konflikti me arme ne nje lokal ne ish-bllok mbeti i vrare Fabian Gaxha dhe u plagosen Ervis Martinaj dhe Elio Hato. Në kërkim për këtë ngjarje janë shpallur Maviol Bilo, Ervin Mata dhe Fabiol Alushi.
a.ç