Kryeministri Rama ka publikuar në llogarinë e tij në Instagram një foto ku krahason mbikalimin e Kamzës dhe projektin e “Unazës së Re”.
“Mbikalimi i shëmtuar me mbushje dheu tek “Casa Italia” 8.4 milionë € dhe vepra komplekse inxhinierike tek “Shqiponja” 9.6 mln €”- thekson Kryeministri.
“Shih e shkruaj thotë Populli (dhe pastaj dëgjoni edhe kadrinjtë pa din, pa iman e as nishan) – Mbikalimi i shëmtuar me mbushje dheu tek “Casa Italia” 8.4 milionë € dhe vepra komplekse inxhinierike tek “Shqiponja” 9.6 milionë €” shkruan Rama teksa poston foton.
/b.d