Tre persona u arrestuan sot me dyshimin për planifikim të sulmeve terroriste në Melburn, më pak se dy javë pas një sulmi me thikë, ku u regjistrua një i vdekur dhe dy të plagosur në qytetin e dytë më të madh të Australisë, njoftoi policia.
”Nëse nuk do të kishim vepruar në mënyrë të shpejtë për parandalimin e këtij sulmi, pasojat do të kishin qenë të konsiderueshme’’, thekson Ian Mccartney, zëdhënës i policisë federale, duke specifikuar se të dyshuarit po përpiqeshin të siguronin pushkë gjysmë automatike për kryerjen e sulmit.
Autoritetet vendosën të kalojnë në veprim nga frika se mos ata do të vinin në zbatim planet me afrimin e festës së Krishtlindjeve.
/b.d