Projekti për ndërtimin e Unazës së Madhe dhe prishjen e disa banesave që e pengojnë atë, ka nxjerrë dhjetëra qytetarë në protestë.
Ata prej dy ditësh kanë bllokuar rrugën kryesore në zonën e Astirit ku shprehen se do të qëndrojnë aty deri sa të marrin dëmshpërblimin e plotë nga shteti.
Ndërkohë, bllokimi i këtij aksi ka irrituar shoferët që u është dashur të qëndrojnë për orë të tëra në trafik.
Tubimit i janë bashkuar edhe disa deputetë të opozitës si Flamur Noka, Albana Vokshi, Klevis Balliu dhe Endri Brahimllari.
Një nga incidentet që u shënua sot, ishte dhuna ndaj një operatori i cili u sulmua gjatë ushtrimit të detyrës së tij.
Më poshtë do të mund të gjeni të fokusuar disa prej momenteve kryesore. /b.d