Senati italian votëbesoi sot qeverinë për një dekretligj mjaft të diskutueshëm që përfshin sigurinë dhe imigracionin, me kërkesë të Matteo Salvini, kreut të Ligës (ekstremi i djathtë).
Qeveria populiste u shpall fituese në votim me 163 vota pro, 59 kundër dhe 19 abstenime, përfshirë votat e pesë senatorëve të Lëvizjes 5 Yjet (L5Y, antisistem, në pushtet) të cilët dolën kundër këtij teksti.
Dhoma e Deputetëve pritet të miratojë, përpara fundit të nëntorit, këtë tekst të miratuar në fund të shtatorit nga qeveria e koalicionit Liga/L5Y për të hyrë përfundimisht në fuqi.
/b.d