Deputeti i Partisë Demokratike Gent Strazimi në një deklaratë për mediat tha se Dosja “339”, nuk do të jetë “çudia që zgjat vetëm 3 ditë”! Ajo është radiografia e pushtetit të lidhur me krimin, në shërbim të krimit.
“Dosja “339”, nuk do të jetë “çudia që zgjat vetëm 3 ditë”!
Dosja “339” është radiografia e pushtetit të lidhur me krimin, pushtetit në shërbim të krimit pushtetit që këmben favore me krimin, në nevojën e përbashkët për të mbijetuar në kurriz të ligjit dhe interesit publik.
Në përgjimet e dosjes 339 është faktuar simbioza e pushtetit me krimin, përmes komunikimit sistematik me bandat të Vangjush Dakos, udhëheqësit politik të fushatës në Durrës, para, gjatë dhe pas zgjedhjeve, respektivisht për të siguruar përkrahjen e ndërsjelltë, përmes favoreve të ndërsjellta duke shprehur në fund edhe mirënjohjen e ndërsjelltë për “zgjidhjen e halleve” të ndërsjellta.
“Harresë” për dosjen 339 nuk do të ketë dhe arrestimi i Vangjush Dakos është prova nëse në Shqipëri do të ketë apo jo drejtësi, do të ketë apo jo luftë kundër krimit, do të ketë apo jo normalitet ligjor e elektoral dhe për pasojë qeveri legjitime, si në çdo shtet normal.
Legjitimiteti i qeverisjes në Shqipëri është po aq solid, sa ç’është paprekshmëria e bandave dhe banditëve si Vangjush Dako’, tha Strazimi
a.ç