Gjendet trupi i pajetë i 59-vjecares Manushaqe Nexhipi nga fshati Ferras e cila që prej ditës së premte u deklarua e zhdukur nga familjarët e saj.
Rreth mesditës së kësaj të hëne rrjedha e Lumit Vjosë e ka nxjerrë trupin e 59-vjecares afër banesës ku ajo jetonte. Trupi i gruas 59-vjeçare e cila sipas bashkëshortit të saj është mbytur në lumin Vjosë është gjetur nga vetë familjarët dhe po sipas bashkëshortit Manushaqe Nexhipi ka tentuar edhe herë të tjera të kryeje një veprim të tillë.
Tre polumbarë të forcave RENEA nga Tirana u angazhuan gjatë ditës së dielë për gjetjen e 59-vjecares Manushaqe Nexhipi, por me pas nderprene kerkimet. Më herët familjarët kishin bërë kërkime vetë me varka dhe mjete rrethanore. 59-vjecarja, nënë e dy fëmijëve ishte e paralizuar nga njëra këmbë dhe njëra dorë si dhe vuante nga skleroza sipas familjarëve.
a.ç