Kryeministri Edi Rama duket sa ka vendosur ta shpërfillë shkeljen e rëndë të Kushtetutës germë për germë të Presidentit Ilir Meta, i cili vendosi të mos dekretojë Sandër Lleshin në postin e Ministrit të Brendshëm. Javanews mëson se Rama u ka dërguar një sms të gjithë deputetëve socialistë ku u kërkon të mos bëjnë asnjë koment për këtë vendin të Metës Rama u shkruan deputetëve: Lutem asnjë koment për vendimin e Presidentit. Ne jemi shumica në detyrë, t’i dalim zot vendit dhe Kushtetutës. Duhet maturi dhe vendosmeri. Politika është shah, mos e harroni”.