“Kam heshtur gati një vit në respekt të hetimeve, duke zgjedhur të bëj qytetarin dhe jo politikanin para drejtësisë”.
Kështu shprehet Saimir Tahiri në konferencën e shumëpritur në ambientet e “Rogner”.
Ish-ministri tha se nuk e ka pasur të lehtë të heshtë dhe se nuk e ka humbur në asnjë moment besimin se e vërteta do të dalë një ditë.
“Sot jam i vetmi politikan shqiptar që vetëm pse përmendet, kërkova të hetohem. Jo një herë, por dy herë” – u shpreh Tahiri.
“Kam heshtur në respekt të hetimeve. Mund të bëja edhe unë politikanit dhe t’ua hedhja në sy atyre që kanë folur për mua, duke përfshirë edhe hetues e gazetarë. Kam heshtur në respekt të hetimeve. Të gjithë folën pa fund, vetëm unë heshta.
Vendosa të bëj qytetarin e thjeshtë, vetëm para drejtësisë. Unë nuk bëja gjë tjerër, veçse qeshja. Do bërtas më fort se çdo gënjështër e thënë gjatë këtij viti.
Nuk e kam patur të lehtë të hesht, por sot kam vendosur të thëm boll. Se kam humbur besimin që do të dalë e vërteta. Unë kërkova që të hetohem edhe në Itali.
Shumë politikanë kanë vjedhur dhe nuk janë hetuar. Politika çdo ditë bën gënjështra dhe hetime. Prokuroria kërkoi pushimin e hetimeve për Saimir Tahirin, pasi nuk ka asnjë provë ndaj meje.
Sot kam vendim e gjykatës italiane që thotë të pushohen hetimet për Tahirin sepsë nuk ka asnjë provë që më implikon. Unë nuk bëra politikë, nuk u fsheha, nuk sajova, por u përballa.
Sot jam i vetmi politikan në Shqipëri, vetëm se u përmenda në tabulatet e trafikantëve u hetova. Por Italia me vendim të formës së prerë ka mbyllur hetimet ndaj meje” – tha ish-ministri i Punëve të Brendshme.
Bilbila e kopila u bënë bashkë të më fusnin në burg
“Bilbila e kopila u bënë bashkë të më fusnin në burg dhe unë ua bëra qejfin dhe kërkova hetim nga antimafia italiane dhe ata më sollën vendimin e pushimit të hetimit. Tani eshte mbyllur gjithçka sepse nuk ka..”
Të gjithë kundër meje, opozita, gazetarët, prokurorët, ambasadoret
“Kanë blerë prokurorë, gjyqtarë, gazetarë e media. Zgjodha të bëj qytetarin, të mos bëj politikë.
Me vrap edhe ambasadorë, pa u menduar dy herë e pa pasur gajle se në vëndet e tyre as do ia vinte njeri në pullë po të flisnin kaq qesim sa flasin këtu, e as do guxonin të flisnin për një proces ku heton prokuroria, e prap kanë folur. Tamam si për ta bërë të vërtetë atë shprehjen “Shqipëri hesapi”.
Tahiri: Basha, kaqol politik dhe kriminel ordiner
“Sepse unë nuk jam Lul Basha, një kaqol në politikë por një krimineli ordiner, që vodhi e vrau bashkë me Saliun, e as u hetuan, as u gjykuan e as u dënuan.Tani dalin e thonë se Rama po mbyll hetimet për mua. Nuk e dinë se drejtësia e blerë për mua është më keq se çdo dënim. Unë nuk e kam të largët natën kur Saliu dhe Luli i shkuan për darkë në shtëpi Ilir Metës. Pasi lanë duart me drejtësinë, tallnin edhe gurabijen me popullin duke thënë sa mirë gatuante Monika”, tha Tahiri.
Tahiri sfidon prokurorinë: Nga 7 prokurorë bëjini 70, por boll, s’kam më çfarë të pres
Tahiri pati edhe një kerkese për prokurorine: Në qoftë se nuk mjaftojnë 7 prokurorë ju lutëm bëni 70 që të tregoni të vërtetën timë, ashtu siç bëri Italia.
“ Ky është një lajm i mirë për mua dhe së pari familjen time dhe për njërëzit që më kanë besuar edhe pse nuk ka qenë e lehtë të besoje për shkak të malit të gënjështrave që dilte cdo ditë në televizon. Me lajme të sponsorizuara, që dilnin nga dora e zezë, që nuk kanë lënë gjë pa vjedhur. Por dua t’i falenderoj se më kënë bërë një shërbim të madh, që as vetë nuk e besoja se do e bëjë. Më vendosën para një sprove të madhë për të gjetur të vërtetën timë, jo pas pushtetit, por para drejtësisë, jo më pushtet, por më forcën timë, jo në Shqipëri, por në një vend të BE.
Janë shtatë prokurorë që nisën këtë histori. Nuk mbaj mend të ketë një çështjë të dytë ku të angazhohën 7 prokurorë në një vit. Në qoftë se nuk mjaftojnë 7 prokurorë ju lutëm bëni 70 që të tregoni të vërtetën timë, ashtu siç bëri Italia. Nuk e kuptoj se çfarë kërkon prokuroria akoma. Nuk do të lodhem derisa të nxjerr të vërtetën edhe në Shqipëri, ashtu si në Itali. Nuk jam Lulzim Basha, kriminel ordiner që vodhi e vrau bashkë me Saliun, por nuk janë hetuar as gjykuar“, tha Tahiri
Javanews