Një djalë i ri shqiptar ka humbur jetën në një aksident tragjik të ndodhur mëngjesin e sotëm në Reggio Emilia në Itali.
Sipas mediave italiane, viktima është Ernaldo Z. 22 vjeç me origjinë shqiptare. I riu po udhëtonte me makinën e tij tip Fiat 500 dhe humbi kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga dhe u përplas me një pemë.
Në vendngjarje shkuan forcat policore, ambulanca dhe zjarrfikësja. Por, fatkeqësisht ishte shumë vonë për 22-vjeçarin shqiptar. Ai kishte ndërruar jetë në vend për shkak të goditjeve. Ernaldo Z. ka lindur në Shqipëri por jetonte prej shumë vitesh në Reggio Emilia. Shkaqet e këtij aksidenti të rëndë janë të paqarta. Trupi i të ndjerit u dërgua në morg për ekspertizë-mjeko ligjore. Ndërkohë që policia po heton rrethanat e aksidentit.
a.ç