Dy persona kanë mbetur të plagosur me thikë pas një sherri të çastit para një supermarketi. Sipas raportimeve të para mësohet se dy vëllezër pas zënkës me tre persona të tjerë kanë mbetur të plagosur dhe ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.
“Këtë të premte në qytetin e Cërrikut, para një supermarketi, pas një konflikti të çastit mes shtatasve E.B. N.B (vëllezër), dhe N.Ç , S.S, E.B., janë plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasit E.B. 29 vjeç dhe N.B., 24 vjeç, banues në Elbasan, të cilët ndodhen në spitalin e Elbasanit nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.Me marrjen e njoftimit shërbimet e Policisë Cërrik kanë ndërhyrë menjëherë duke arrestuar në flagrancë njërin prej autorëve të dyshuar konkretisht shtetasin N.Ç, 28 vjeç.Forcat e Policisë janë vënë në ndjekje të dy shtetasve të tjerë S.S. dhe E.B, të dyshuar si autorë të ngjarjes, ku vijon ndjekja për kapjen e tyre. Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarje”, thuhet në njoftimin e policisë.
a.ç