Real Madridi ka ngjallur interesimin për menaxherin e Tottenham Hotspurit, Mauricio Pochettino që shihet si njëri prej trajnerëve që mund ta zëvendësojë Julen Lopeteguin. Spanjolli që nisi dobët sezonin, nuk e ka të garantuar qëndrimin në postin e trajnerit që kur Reali çoi në pesë numrin e ndeshjeve pa fitore.
Ish-menaxheri i Chelseat, Antonio Conte është favorit për pozitën te Reali, por Daily Mail raporton se drejtuesit e klubit spanjoll kanë kthyer vëmendjen edhe kah Pochettino.
Kampioni evropian kishte shprehur interesim për argjentinasin në kohën kur Zinedine Zidane u largua nga posti i menaxherit, por Pochettino vendosi qëndrimin në Londër duke nënshkruar kontratën e re pesëvjeçare.
“Mbretërit” janë interesuar përsëri për të dhe janë të gatshëm t’i ofrojnë 40 milionë funte për ta bindur kalimin në kryeqytetin spanjoll, përgatiti Koha. (b.an)