• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, May 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Duhet një amnisti? Një sqarim për ata që e kritikojnë pa e lexuar (ose nuk duhet ta kuptojnë) pyetjen time

by Carlo Bollino
27/10/2024 15:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Carlo Bollino

Pyetja e thjeshtë e ngritur dje në një nga editorialet e mia, përkatësisht nëse është e mundur të imagjinohet një amnisti për krimet më pak të rënda të kryera në vitet e kaluara nga politikanët, për të arritur një Drejtësi të Pranueshme dhe paqe politike në vend, siç prisja, ka ngjallur shumë polemika, si majtas ashtu edhe djathtas. Ideja e aministisë, në fakt, është ngatërruar qëllimisht si një propozim për një formë të re pandëshkueshmërie të krimeve të kryera nga Sali Berisha apo njerëzit e tij në vitet e regjimit të tij, apo nga Edi Rama apo njerëzit e tij në vitet e qeverisjes së tij. Nuk e di nëse kjo ndodh nga përtacia apo nga injoranca, por shumë kritikë, siç ndodh shpesh, janë ndalur te titulli, pa arritur ta lexojnë tekstin, të cilin e ribotoj për qartësi: ”Jam i sigurt se do ta dini se për çfarë jam duke folur. Edhe pse them që, për të luftuar politikanët e vjetër dhe të korruptuar, mjaftojnë zgjedhësit!”

Arsyeja që argumentova është shumë e thjeshtë: ”Në tridhjetë vitet e pandashkueshmërisë së viktimave në Shqipëri, ka shumë krime për t’u ndëshkuar, saqë beteja e SPAK-ut do të rrezikojë gjithmonë të ndodhë e padrejtë ose selektive për njërën palë ose për tjetrën , kur realisht do të mjaftonte një Drejtësi e Pranueshme”.

Drejtësi e Pranueshme do të thotë drejtësi e pranuar nga të gjithë, dhe ky është i vetmi model i drejtësisë së drejtë për të cilin mund dhe duhet të aspirojë një shoqëri moderne. E kuptoj që disa analistë të verbuar nga përkatësia partiake dhe me rrënjë për njërën apo tjetrën anë, nuk e kuptojnë këtë, duke preferuar të ushqejnë agresivitet që pikon me mediat sociale të mbushura masivisht nga urrejtës serialë. Paqja politike për të cilën aludoj nuk do të thotë kompromis me paligjshmërinë, por dialog dhe respekt për institucionet ku bëjnë pjesë edhe prokuroria, gjykata dhe partitë. Është e vërtetë që kamikazët si Sali Berisha apo Ilir Meta nuk e dinë se çfarë do të thotë paqe politike, por kjo nuk do të thotë që pjesa e shëndoshë e shoqërisë nuk duhet të shpresojë po aq për ta arritur atë.

Në fakt, rreziku është të kthehemi nëpër dekada dhe shekuj për t’u rikthyer në gjyqet popullore komuniste, ekzekutimet në rrugë të revolucionarëve francezë apo inkuizicionin. Amnisti për krimet e lehta dhe të vjetra nuk do të thotë të lihen të pandëshkuara krimet e rënda si vrasjet, apo (për të qëndruar brenda sferës politike) krime si kryengritje armatosur i vitit 1998, masakra e Gërdecit 2008, masakra e 21 janarit apo rastet e korrupsionit më madhor si p.sh. Cez-Dia, incineratoret, ”5D” dhe shumë të tjera. Në vend të kësaj, amnisti do të thotë të konsiderohen si të parashkuara rastet e korrupsionit të vogël (d.m.th. nën një vlerë monetare të caktuar) ose krime të tilla si shpërdorim detyre dhe vetëm nëse kryhen deri në një vit të caktuar. (Në shumë vende perëndimore ka madje një debat të vazhdueshëm nëse duhet vazhduar ta konsiderosh shperdorim detyre si krim dhe kur ta dënosh, si në Gjermani, ku në shumë raste është një shkelje e thjeshtë administrative, apo në Francë, në Itali, apo Angli). Amnistimi i disa krimeve penale nuk do të thotë të mos ndëshkohet fajtori nga pikëpamja financiare, sepse gjykatat mund të vazhdojnë ende të konfiskojnë pronat e paligjshme dhe të sekuestrojnë paratë e vjedhura.

Sot strukturat e SPAK-ut janë të detyruara të shpërndajnë burimet e tyre për të hetuar një seri të gjatë krimesh, përfshirë ato të voglat të kryera nga zyrtarët, ndërsa përkundrazi, duke u çliruar nga krimet ‘e vogla’ dhe shumë të vjetra, mund të fokusohen në hetime më të rëndësishme dhe korrupsion në shkallë të gjerë ose hetimi i krimeve më të fundit. Të shndërruar në kutinë postare të pakënaqësisë politike, Prokuroria e Posaçme duhet të notojë edhe në lumin e kallzimeve të depozituar çdo ditë, shpesh nga të njëjtët politikanë të korruptuar që akuzojnë rivalët politikë për korrupsion: detyra e ndërlikuar e Spakut, që thith energji të tjera, është të hetojë, dhe të veçohen kallzimet që në fakt përmbajnë prova të një krimi, nga të gjitha të tjerat që zakonisht përmbajnë vetëm shpifje mediatike dhe partiake.

E kuptoj që të flasësh për amnisti është tabù, por vetëm nëse mendon se kjo do të thotë pandëshkueshmëri. Ndërkohë, pyes veten nëse amnistia bëhet një zgjidhje e mundshme vetëm nëse e shikojmë nga ana e saj pozitive: lejimi i SPAK-ut të fokusohet në rastet e korrupsionit madhor dhe krimet më të fundit dhe për më tepër të përshpejtojë zhvillimin e gjykimeve. Pa cënuar të drejtën e drejtësisë për të dënuar në çdo rast fajtorët duke konfiskuar pronat dhe paratë e përfituara nga abuzimet, në çdo kohë që janë kryer. Une insistoj: për të ndëshkuar politikanët e vjetër dhe të korruptuar, mjaftojnë zgjedhësit!

Fakti që ky propozim ka skandalizuar të dy frontet politike më duket se tregon se është në rrugën e duhur.

Next Post
VIDEO/Çfarë ndodhi në Amerikë mes Ingrid Gjonit dhe Çiljetës? Zbulohet shkaku i sherrit

VIDEO/Çfarë ndodhi në Amerikë mes Ingrid Gjonit dhe Çiljetës? Zbulohet shkaku i sherrit

Comments 1

  1. Fanika Lako says:
    2 years ago

    E megjithë atë, për gomarllëkun që lëshove, je duke ngulmuar në filozofime PordhiKaliNëDerëTëHanit, për të mbuluar mutin (që lëshove) me shurrën e sotme, duke parë se GAFËN IDIOTE që lëshove, ta përplasën e nuk ta miratoi askushi.
    Karlo, je shumë në eter. Ulu në tokë.
    Mbetesh tebtil hava.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Hiqet monitorimi për Sarkozy, Gjykata e Parisit lehtëson masën ndaj ish-presidentit francez

Hiqet monitorimi për Sarkozy, Gjykata e Parisit lehtëson masën ndaj ish-presidentit francez

May 7, 2026
Kjo klasë politike dhe kjo drejtësi nuk mund të bashkëjetojnë me njëra-tjetrën

Idealizimi i tepruar i sistemit zgjedhor

May 7, 2026
Spahiu: Avokati i arrestuar nuk kreu vepër penale, por shkelje etike dhe rregulli në seancë

Spahiu: Në demokracitë perëndimore garë për kryetar bën partia që humb zgjedhjet dhe jo ajo që fiton

May 7, 2026
“Doktori është dhe Doktori do të jetë”, Shehi për zgjedhjet në PD: Këtë teatrin ta kursenin!

“Doktori është dhe Doktori do të jetë”, Shehi për zgjedhjet në PD: Këtë teatrin ta kursenin!

May 7, 2026
Hantavirusi, BE aktivizon Mekanizmin e Mbrojtjes Civile, nesër vendosen protokollet e karantinës

Hantavirusi, BE aktivizon Mekanizmin e Mbrojtjes Civile, nesër vendosen protokollet e karantinës

May 7, 2026
PD të premten protestë, Ambasada e SHBA paralajmëron qytetarët amerikanë

PD të premten protestë, Ambasada e SHBA paralajmëron qytetarët amerikanë

May 7, 2026
Tronditet Saranda! Vritet me plumb në kokë pronari i një karburanti, detajet e para

Tronditet Saranda! Vritet me plumb në kokë pronari i një karburanti, detajet e para

May 7, 2026
Alesia Balliu i kundëpërgjigjet Boçit: Opozita nuk mund të jetë antiligjore

Berisha i vetëm në garë, Balliu: Pronari real i PD nuk është Saliu, por Shkëlzeni!

May 7, 2026
Taksat mbi pagat në Evropë, sa u mbetet në xhep beqarëve dhe sa kursejnë familjet me fëmijë?

Taksat mbi pagat në Evropë, sa u mbetet në xhep beqarëve dhe sa kursejnë familjet me fëmijë?

May 7, 2026
Pas sherrit përplas me makinë 40-vjeçarin, arrestohet një person në Fier

Sherr në një mobileri Nikël, përfundojnë në spital dy vëllezër, autorët në kërkim

May 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In