Enver Hasani, ish-kryetar i Gjykatës Kushtetuese dhe njohës i marrëdhënieve ndërkombëtare, në Rubikon të KTV-së theksoi se Presidenti nuk mund të ketë mandat që të negociojë me Serbinë.
Përveç nëse delegohet nga Kuvendi.“Presidenti nuk ka kompetenca të negociojë. Autorizimin për me negociu e jep Kuvendi përmes kompetencave që ka. Rasti i negociatave me Serbinë është e qartë sikur loti”, ka thënë ai.
Mirëpo, në këtë situatë, çfarëdo marrëveshje e nënshkruar me Serbinë prej presidentit Thaçit do të ishte e pavlefshme.“Nuk ka mandat presidenti, çfarëdo marrëveshje është e pavlefshme”.Hasani ka thënë se me hapjen e çështjes së kufijve është dëmtuar shtetësia e Kosovës. (b.an)