VLORË- Dy automjete janë përfshirë nga flakët në qytetin e Vlorës.
Mëngjesin e djeshëm, rreth orës 02:30, një makinë tip “Benz” në pronësi të R.E., është përfshirë nga flakët në zonën e motorit pranë shkollës “Ismail Qemali”.
Ndërsa dy ditë më parë, në rrugën Transballkanike rreth orës 01:45 të mëngjesit, makina në pronësi të B.B., është djegur pas një zjarri që fillimisht nisi nga goma e parë e mjetit.
Për të dyja rastet dyshohet se kemi të bëjmë me zjarrvënie të qëllimshme
a.ç