Këngëtarja Shakira së fundmi po zhvillon turneun e saj muzikor. Koncertin e radhës këngëtarja e kishte në Meksikë, ku është përballur me një situatë të vështirë, e cila po komentohet shumë në media.
Ndërkohë një fans i çmendur i saj ka hyrë në mes të skenës me dhunë vetëm për të bërë një foto me këngëtaren.
Si fillim Shakira ka mbetur e shokuar, por më pas bëri veprimin që i ka habitur të gjithë.
Në momentin që rojet u sulën për ta larguar, Shakira i largoi ata dhe më pas ka përqafuar fansin, i cili po dridhej nga emocionet.
/b.d