Kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka bërë një tjetër padi të re ndaj kreut të PD, Lulzim Basha, deputeti Ervin Salianji dhe ish-kreut të policisë bashkiake Florenc Hoxha.
Balla ka dorëzuar padinë në Prokurorinë e Krimeve të Rënda për kallëzim të rremë në lidhje me akuzat e çështjes së vëllait të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.
Në videon e Alizotit ai deklaron se është marrë në makinë nga drejtori i policisë Ardi Veliu dhe është takuar me Ballën para prokurorisë ku më pas do të bënte deponimin se ishte ai personi që kishte imituar Agron Xhafajn. Këtë akuzë si Veliu ashtu dhe Balla e kanë mohuar kategorikisht. Madje të dy kanë deklaruar se nuk janë takuar asnjëherë me Fredi Alizotin. Balla më pas nxori emra të tjerë, si përfaqësues të PD-së që sipas tij kanë bërë videon.
a.ç