• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, November 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Koordinatori amerikan, me Xhafajn: Mbeteni partnerë të rëndësishëm në rajon

by A R
17/10/2018 15:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj priti sot Ambasadorin e posaçëm dhe Koordinatorin Kundër Terrorizmit në Departamentin Amerikan të Shtetit, z.Nathan A. Sales.

Ministri Xhafaj falënderoi zotin Sales dhe Qeverinë amerikane për asistencën dhe ekspertizën e dhënë Policisë së Shtetit dhe agjencive ligj zbatuese në fushën e zbatimit të ligjit në Shqipëri. Në fokus të punës së MB-së dhe Policisë së Shtetit janë, përveç të tjerash, edhe çështje të luftës kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm, për të cilat është ndërtuar dhe funksionon një marrëdhënie shumë e mirë me partnerët amerikanë. Ministri i Brendshëm e njohu zyrtarin e lartë amerikan me strategjinë e palës shqiptare për të parandaluar ekstremizmin e dhunshëm, përmes një marrëdhënie të re të ndërtuar mes Policisë dhe Komunitetit.

Koordinatori Sales tha se terrorizmi si një sfidë globale kërkon përkushtim dhe përgjigje të bashkërenduar e globale. Ai deklaroi se mes dy vendeve ka një marrëdhënie bashkëpunimi të ngushtë në vite, në fushën e zbatimit të ligjit dhe ndjekjeve penale, si dhe mbajtjen nën kontroll të elementëve të dyshuar si të përfshirë në luftëra në vende të treta, apo akte terrori. Shqipëria pavarësisht se ka pasur një numër të ulët të luftëtarëve të huaj të përfshirë në konflikte jashtë vendit të vet, mbetet sipas përfaqësuesit të DASH, një partner tepër i rëndësishëm në rajon në këtë kuadër.

Gjithashtu në fokus të bisedës ishte menaxhimi dhe siguria e kufirit. Ministri prezantoi arritjet dhe nevojat, sa i takon rritjes së kapaciteteve teknologjike që kanë të bëjnë me mirë administrimin dhe përpunimin e informacionit, veçanërisht të atyre të përfshirë në veprimtari të paligjshme, nevojën për më shumë asistencë dhe trajnim të dedikuar në këtë fushë, prezantimin e sistemeve të reja dhe çështje të ndërveprimit mes tyre, e gjitha kjo në funksion të parandalimit, identifikimit të individëve me prirje ekstremiste dhe terroriste. Z. Xhafaj shtoi se kontributi i SHBA-ve ka qenë vendimtar në sukseset e arritura.

Koordinatori Sales nënvizoi se bashkëpunimi me Shqipërinë në luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm do të shërbejë si një gur themeli për vijimin e kësaj marrëdhënie të ngushtë edhe në të ardhmen.

/b.d

Next Post
NATO nis formalisht bisedimet e anëtarësimit me Maqedoninë të enjten

NATO nis formalisht bisedimet e anëtarësimit me Maqedoninë të enjten

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Viktimat e luftës, Kurti: Dokumentimi ruan të vërtetën historike, të dhënat e reja publikohen në janar 2027

Viktimat e luftës, Kurti: Dokumentimi ruan të vërtetën historike, të dhënat e reja publikohen në janar 2027

November 6, 2026
Lufta hibride dhe kostoja për Europën, Italisë i kushton 468 mln dollarë në vetëm 6 muaj

Lufta hibride dhe kostoja për Europën, Italisë i kushton 468 mln dollarë në vetëm 6 muaj

November 6, 2026
Tërhiqet nga tregu shqiptar spatula e kuzhinës, në përbërje u zbulua tejkalim i një substance kimike

Tërhiqet nga tregu shqiptar spatula e kuzhinës, në përbërje u zbulua tejkalim i një substance kimike

November 6, 2026
Vrasja e Urim Fikut në Bulqizë, bashkëshortja dhe djali mohojnë akuzat në gjykatë: Nuk kemi lidhje me ngjarjen

Vrasja e Urim Fikut në Bulqizë, bashkëshortja dhe djali mohojnë akuzat në gjykatë: Nuk kemi lidhje me ngjarjen

November 6, 2026
Pse duhet të bëjmë një film ndërkombëtar për Skënderbeun

VIDEO / A do vinë izraelitët në Tiranë?! Plani çifut për kryeqytetin sipas Ben Blushit!

November 6, 2026
Protesta në kornizat e Goffman

Autoportreti i një opozite (të re) më shumë “koka”

November 6, 2026
Veliaj publikon video me AI: Edhe në Hënë sikur të më internojnë, unë do t’i qendroj besnik…

Veliaj publikon video me AI: Edhe në Hënë sikur të më internojnë, unë do t’i qendroj besnik…

November 6, 2026
Zjarr në një magazinë pranë Mamurrasit, digjen sasi të konsiderueshme bimësh medicinale

Zjarr në një magazinë pranë Mamurrasit, digjen sasi të konsiderueshme bimësh medicinale

November 6, 2026
Laboratori i kokainës në Frakull, SPAK kërkon konfiskimin e 16 pasurive me vlerë në treg mbi 2 milionë euro

Laboratori i kokainës në Frakull, SPAK kërkon konfiskimin e 16 pasurive me vlerë në treg mbi 2 milionë euro

November 6, 2026
I kërkuar për krim të dyfishtë në Greqi, në pranga shqiptari. Dyshohet për ngjarje të tjera, policia: Vrasës serial me pagesë

I kërkuar për krim të dyfishtë në Greqi, në pranga shqiptari. Dyshohet për ngjarje të tjera, policia: Vrasës serial me pagesë

November 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In