Princi i Monakos, Alberti II, nisi sot një vizitë dy ditore në vendin tonë.
Ai u prit me ceremoni zyrtare në Presidencë nga Kreu i Shtetit Ilir Meta për të vijuar më pas me bisedimet dypalësh midis dy delegacioneve respektive.
Gjatë qëndrimit të tij në Tiranë, do të nënshkruhet një marrëveshje bashkëpunimi mes Ministrive të Jashtme të të dy vendeve.
Po kështu do të nënshkruhet dhe një marrëveshje financimi mes Fondacionit të Princit Albert II të Monakos dhe Administratës Rajonale të Zonave të Mbrojtura të Vlorës e Shoqatës “Pisha Flamur” për mbrojtjen e burimeve natyrore./a.ç