Raportuesi për Shqipërinë, Knut Fleckenstein nga Brukseli dha mesazhin e qartë për klasën politike shqiptare, ndërsa foli për debatin e krijuar në mbledhjen e PE-së.
Teksa i dha nje pergjigje opozites, e cila braktisi mbledhjen, ai theksoi se nuk është prokuror apo gjyqtar, ndërsa u ndal tek akuzat e opozitës për bashkëkryetarin e Komisionit të Përbashkët Ndërparlamentar, Taulant Balla.
“Unë nuk jam prokuror nuk jam gjyqtar. Mund të besoj nëse Balla është një djalë i keq apo jo, por ne duam prova. Të gjithë kërkojnë prova dhe më pas mund të vendosim se si të komunikojmë. Kërkesa ime është të bëni detyrat e shtëpise shkoni tek prokurori.”, tha Fleckenstein.
/b.d
“Beteja” e PD zhvendoset në Bruksel, Pollo sulmon Ballën dhe braktis mbledhjen