Selena Gomez ka pësuar një “krizë emocionale” dhe u pranua në një klinikë psikiatrike në Bregun Lindor.
Sipas faqes së thashethemeve amerikane Tmz, këngëtarja 26 vjeçare, e cila vuan nga një mungesë serioze e qelizave të bardha të gjakut dhe në vitin 2017 bëri një transplantim të veshkave, u shtrua në spital dy herë në javët e fundit dhe e lodhur nga ekzaminimet mjekësore tentoi të hiqte serumin që po merrte në Qendrën Mjekësore Cedars-Sinai në Los Anxhelos.
Tani ajo po kurohet për çrregullime mendore, përgatiti Koha. (b.an)