Trajneri brazilian, Ze Maria, nuk do të jetë më në krye të stolit të klubit të Tiranës.
Të dyja palët kanë vendosur që të ndërpresin bashkëpunimin pas rezultateve të dobëta që 24-herë kampionët e vendit kanë marrë në ndeshjet e fundit në Kategorinë Superiore.
Humbja e shkaktuar në javën e 8-të në “Selman Stermasi” kundër skuadrës së Laçit ka bërë që të dy palët si trajneri Ze Maria ashtu dhe presidenca e Tiranës të ndërpresin bashkëpunimin mes tyre.
Ze Maria e drejtoi Tiranën gjatë gjithë edicionit që kjo skuadër luajti në Kategorinë e Parë, si dhe në tetë ndeshjet e para të Kategorisë Superiore duke e lënë ekipin në vendin e gjashtë me 8-pikë të grumbulluara.
Pritet që së shpejti presidenti Refik Halili të caktojë dhe trajnerin e ri që do të jetë në krye të ekipit për pjesën tjetër të kampionatit.
Emri që po përflitet për ta zëvëndësuar është ai i Ardian Mema, trajneri i ri që do të drejtojë 24-herë kampionët.
a.ç