Prokuroria e Krimeve të Rënda sekuestron materialin e prezantuar publikisht nga Ervin Salianji, ku një person i quajtur Fredi Alizoti shfaqet duke pretenduar se është takuar me Taulant Ballën dhe është shoqëruar nga drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliu.
Oficerët e Krimeve të Rënda u paraqiten në selinë e PD për të marrë në dorë materialin filmik.
Po ashtu burime nga grupi i hetimit bëjnë të ditur se pas sekuestrimit të materialit do të rimerret në pyetje edhe deputeti Salianji.
a.ç