• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

EMRI+VIDEO/ Policia prangos të “fortin” e Fierit, e kap me dy pistoleta dhe me një shpatë në lokal

by Java News
10/10/2018 11:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Arrestohet ne kuader te operacionit “Forca e Ligjit”, nje prej të fortëve të Fierit. Policia e Shtetit ben me dije se ne pranga eshte vene shtetasi Ilir Boriçi, 42 vjeç, banues në Fier.
“Nga kontrolli i ushtruar në lokalin në lagjen “8 Shkurti” Fier, shtetasit Ilir Boriçi iu gjetën 2 armë zjarri pistoletë dhe një shpatë. Shtetasi Ilir Boriçi është pjesë e grupit të quajtur “Boriçët”, grup me precedent kriminal kryesisht në fushën e krimeve kundër personit”- njofton policia.
Njoftimi i plote 
FNSH në bashkëpunim me Policinë Vendore Lushnje e Fier, në kontrolle të befasishme për kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri dhe personave të shpallur në kërkim.Kontrollet janë kryer në lokale dhe ambiente të ndryshme si edhe në akset rrugore kryesore e dytësore të qytetit të Fierit dhe Lushnjes.
Sekuestrohen 2 armë zjarri pistoletë dhe 1 shpatë, arrestohet në Fier në kushtet e flagrancës poseduesi i tyre, shtetasi Ilir Boriçi.Kapet dhe ndalohet në Lushnje një shtetas i shpallur në kërkim për “Armbajtje pa leje” dhe “Kanosje”.Në vijim të zbatimit të planit të masave për “Kontrollin e territorit, parandalimin e ngjarjeve kriminale dhe kapjen e autorëve të ndryshëm të veprave penale” si edhe nga mbatja nën vëzhgim e ambienteve që frekuentohen nga persona me precedent kriminal, u bë i mundur arrestimi në flagrancë i shtetasit:

•Ilir Boriçi, 42 vjeç, banues në Fier. Nga kontrolli i ushtruar në lokalin në lagjen “8 Shkurti” Fier, shtetasit Ilir Boriçi iu gjetën 2 armë zjarri pistoletë dhe një shpatë.Shtetasi Ilir Boriçi është pjesë e grupit të quajtur “Boriçët”, grup me precedent kriminal kryesisht në fushën e krimeve kundër personit.Shtetasi i lartëpërmendur është arrestuar nga Policia 5 herë për veprat penale “Tentativë vrasje”, “Kanosje”, “Shkatërrim prone” dhe “Armbajtje pa leje”.Aktualisht ky shtetas ishte në masën “Detyrim paraqitje” për veprën penale “Armbajtje pa leje”, “Kanosje” dhe “Shkatërrim prone”.Gjithashtu, po në kuadër të kontrolleve të ushtruara u bë e mundur kapja dhe ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim:

•Said Dervishi, 25 vjeç, banues në Lushnje.Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lushnje ka caktuar masën e sigurimit “Arrest me burg” për veprat penale “Kanosje” dhe “Prodhimi dhe mbajtje pa leje e armëve dhe municionit luftarak”.Ky shtetas, 04.09.2018 në kodrat e fshatit Zhamë, gjatë një konflikti për motive pronësie ka qëlluar disa herë me armë zjarri automotik drejt vëllezërve N.M dhe H.M. /ma.me

Next Post
Ushtria maqedonase qëllon me armë ndaj emigrantëve në kufi me Greqinë

Ushtria maqedonase qëllon me armë ndaj emigrantëve në kufi me Greqinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protestuesit me maska sulmojnë me gurë efektivët, djegin dhe kazanë! Policia u përgjigjet me spraj dhe ujë!

Protestuesit me maska sulmojnë me gurë efektivët, djegin dhe kazanë! Policia u përgjigjet me spraj dhe ujë!

November 7, 2026
Video/ Manaj nuk ndalet së shënuari, goli i radhës vjen në prag të Kombëtares

Video/ Manaj nuk ndalet së shënuari, goli i radhës vjen në prag të Kombëtares

November 7, 2026
“Nevojitet ndërhyrje urgjente për Erion Veliajn!”- Avokati Plarent Ndreca reagon nga Spitali Memorial i Fierit: Janë të drejta bazike! (VIDEO)

“Nevojitet ndërhyrje urgjente për Erion Veliajn!”- Avokati Plarent Ndreca reagon nga Spitali Memorial i Fierit: Janë të drejta bazike! (VIDEO)

November 7, 2026
Skemë mbështetëse për fëmijët me aftësi ndryshe, ministrja Spahiu nga Gjirokastra: Përfitojnë rreth 10 mijë prej tyre, në 2027 hyn në zbatim!

Skemë mbështetëse për fëmijët me aftësi ndryshe, ministrja Spahiu nga Gjirokastra: Përfitojnë rreth 10 mijë prej tyre, në 2027 hyn në zbatim!

November 7, 2026
Protestuesit nuk heqin dorë pas përplasjeve me militantët e PD, pankartë te Ministria e Arsimit: Rama në burg, Berisha në burg!

Protestuesit nuk heqin dorë pas përplasjeve me militantët e PD, pankartë te Ministria e Arsimit: Rama në burg, Berisha në burg!

November 7, 2026
PAMJET ME DRON/ U refuzuan në protestë, militantët dhe studentët të ndarë te Ministria e Arsimit, shikoni momentet

PAMJET ME DRON/ U refuzuan në protestë, militantët dhe studentët të ndarë te Ministria e Arsimit, shikoni momentet

November 7, 2026
Tensione te Ministria e Arsimit, protestuesit përplasje me militantët e PD-së dhe s’i lejojnë të bashkohen: Nuk përfaqësoni studentët (VIDEO)

Tensione te Ministria e Arsimit, protestuesit përplasje me militantët e PD-së dhe s’i lejojnë të bashkohen: Nuk përfaqësoni studentët (VIDEO)

November 7, 2026
BE miraton masa të reja sanksionesh që prekin industrinë ushtarake të Rusisë, Kallas zbulon vendimin

Kallas i përgjigjet Moskës: Asnjë marrëveshje paqeje për Ukrainën nuk mund të zbatohet pa BE-në!

November 7, 2026
Hapja e çerdheve dhe kopshteve, MSH publikon masat që duhet të merren për të mbrojtur fëmijët

Helmimi i fëmijëve në kopshtin nr. 10 në Vlorë, reagon Ministria e Shëndetësisë, ja si paraqitet gjendja e tyre shëndetësore!

November 7, 2026
Hetimet e SPAK për Berishën/ Lorenc Vangjeli: 96 orët që po ndryshojnë Shqipërinë

Edi duhet të mbrohet nga Rama!

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In