Qoftet nuk janë aq të lehta për aparatin tretës sa duken, por , që mos të rëndoheni shume duhet të provoni këtë variant të tyre!
Nëse vërtet nuk bëni dot pa mish mund t’i shoqëroni me një fileto mishit ë kuq ose të bardhe. Peshku gjithashtu shkon mirë!
PËRBËRËSIT:
250 g bukë e fortë (mundësisht 2-3 ditëshe)
700 g kunguj
3 vezë të mëdha miell për friturë
djathë i bardhë në thërrime ose kaçkavall i grirë
kripë e piper sipas nevojës
vaj për t’i skuqur
PËRGATITJA:
1.Kungujt e larë, i grijmë me një rende me vrima të mëdha dhe i lëmë te kullesa e makaronave duke i spërkatur më parë me pak kripë. I vendosim një peshë sipër që të nxjerrin ujin. Pas 30 minutash i shtrydhim me dorë.
2.Në një tas, përziejmë kungujt, bukën e grirë në thërrime të vogla, djathin, vezët si dhe pak kripë e piper (mos harroni që kungujt i kishim kripur më parë). I përziejmë me dorë dhe sipas nevojës shtojmë pak miell, derisa të kemi një brumë që mund të punohet me dorë.
3.Lagim duart me pak ujë, marrim pak nga brumi, i japim formë të rrumbullakët dhe e lyejmë me pak miell nëse është nevoja.
4.Vëmë një tigan me vaj në zjarr dhe skuqim qoftet nga të dyja anët. I heqim dhe i vëmë në një pjatë me letër thithëse kuzhine. Janë të mira si të ngrohta, edhe të ftohta.
/Living.al/b.d