Përbërësit për 4 persona:
420g makarona të shkurtra
• domate qershizë
• 2 grushte ullinj të zinj pa bërthamë
• disa kokrra kaperi me kripë
•majdanoz
• 250g djathë Philadelphia
• 1 thelb hudhër
• vaj ulliri, kripë, piper
Përgatitja:
1.Vëmë makaronat që të ziejnë në ujë të valuar me kripë.
2.Grijmë imët hudhrën. Domatet i ndajmë katërsh. Në një tigan skuqim hudhrën me pak vaj ulliri, shtojmë domatet dhe i skuqim me flakë të lartë për pak minuta. Shtojmë kaperit, të cilët i kemi shpëlarë mirë me ujë për t’u hequr kripën e tepërt, si dhe ullinjtë. I spërkasim me piper dhe tiganin e lëmë në zjarr për dy-tre minuta derisa aromat të përzihen. Nëse ka nevojë, shtojmë pak nga uji ku po ziejnë makaronat.
3.Kullojmë makaronat e ziera, i hedhim te tigani, shtojmë djathin Philadelphia dhe i përziejmë mirë me lugë druri. E shërbejmë me pak majdanoz të grirë.
/b.d