• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Ndërron jetë papritur gazetari i njohur shqiptar

by Java News
08/10/2018 13:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gazetari, historiani dhe botuesi i njohur, Thimi Nika, është ndarë papritur nga jeta.

Gazetari, historiani e redaktori shqiptari Thimi Nika, është ndarë nga jeta në moshën 69-vjeçare.

Biografia e Thimi Nika-s

Thimi Nika rrjedh nga një familje intelektuale me origjinë nga Muzina e Sarandës. Lindi në qytetin e Kukësit, më 11 shkurt 1949. Në vitin 1951, u vendos familjarisht në qytetin e Beratit. Aty kreu arsimin fillor, shtatëvjeçar dhe të mesëm.

Në shtator të vitit 1966, filloi studimet e larta në Universitetin e Tiranës, nëe Fakultetin e Shkencave Politiko-Juridike,në degën e Shkencave Politike. U diplomua në korrik 1970.

Nga 6 janari i vitit 1971 deri në 15 prill 1989, punoi si gazetar dhe sekretar kolegjiumi në gazetën “Zëri i Popullit”.

Në 15 prill të vitit 1989, emërohet drejtor i Radio Tiranës, ku punoi për rreth katër vjet. Më pas punoi në Entin Botues “Voskopoja”, si drejtor ekzekutiv dhe drejtor i revistës “Afër dhe larg”, organ i këtij Enti.

Në vitet 1995-96, ka qënë kryeredaktor i gazetave “Alternativa SD” dhe “Poli i Qendrës”. Nga 3 shtatori i vitit 1997 e deri më 11 shkurt 2014, punoi në Institutin Kombëtar të Diasporës në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Shqipërise, ku për gati 9 vjet ( 3 shtator 1997 – 2 maj 2006) ka qënë drejtor i këtij institucioni. Më 11 shkurt 2014 mbushi 65 vjeç dhe doli në pension.

Thimi Nika ishte koleksionist. Koleksionoi pulla dhe histori postare shqiptare, zarfa FDC dhe kartmaksimume shqiptare (Ka marrë pjesë në ekspozita filatelike brenda dhe jashtë vendit).Është koleksionist pikturash të autorëve shqiptarë (ka çelur pesë ekspozita nga fondi i pikturave të tij); koleksionon gjithashtu monedha e kartmonedha shqiptare,kartolina dhe fotografi shqiptare, si dhe telekarta shqiptare.

Duke qënë njëkohësisht studiues në fushën e filatelisë, drejtoi si kryeredaktor revistën “Koleksionisti”,organi i Shoqatës së Koleksionistëve Shqiptarë, në të cilën ka shkruar mjaft shkrime, që nga numri i parë dhe vazhdimisht. Prej një kohe të gjatë është anëtar i Komisionit Shtetëror të Pullës, ku vazhdon të japë ndihmesën e tij për tematikën dhe performancën e pullave.

Thimi Nika ishte i martuar dhe ka dy vajza. Ka qënë për 20 vjet pedagog i jashtëm i Universitetit të Tiranës. Në vitin 1982, mbrojti gradën shkencore “Kandidat i Shkencave” dhe, nga viti 1995, është “Doktor i shkencave”. Ka gjithashtu titullin “Docent”.

Thimi Nika është autor i tre librave të botuar. Libri i tretë titullohet “Historia e Filatelisë Shqiptare”, vënë ne qarkullim në vitin 2013, vit i 100-vjetorit të pullës së parë kombëtare shqiptare

Next Post
Rita Ora thyen rekordin 30-vjeçar të muzikës britanike

Rita Ora thyen rekordin 30-vjeçar të muzikës britanike

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kosova zhvillon stërvitjen e radhës, një mungesë e madhe për shkak të shqetësimeve muskulore!

Kosova zhvillon stërvitjen e radhës, një mungesë e madhe për shkak të shqetësimeve muskulore!

November 12, 2026
Depozitat e shqiptarëve arrijnë nivel rekord, BSH: 2025 mbyllet me 1.48 trilionë lekë në llogaritë e qytetarëve

Shqipëria përafron legjislacionin bankar me BE-në, ja çfarë parashikon ligji i ri për institucionet e kreditit

November 12, 2026
Nisin nesër punimet në aksin ish-“Sheshi Shqiponja”–Limuth, devijohet një korsi në autostradën Tiranë-Durrës!

Nisin nesër punimet në aksin ish-“Sheshi Shqiponja”–Limuth, devijohet një korsi në autostradën Tiranë-Durrës!

November 12, 2026
“Lojë luftash“ me Kavajën!

Një shpjegim i thjeshtë pse Berisha sulmon Klodianën

November 12, 2026

Alexander Volkanovski – UFC Featherweight Champion – Title Defenses P4P!

November 12, 2026
Bisedimet për Ukrainën, të dërguarit amerikanë përfundojnë takimin me Putinin në Kremlin, nisen drejt Dublinit!

Bisedimet për Ukrainën, të dërguarit amerikanë përfundojnë takimin me Putinin në Kremlin, nisen drejt Dublinit!

November 12, 2026
Aksident në Milot, katër të lënduar, një në gjendje të rëndë

Aksident në kryqëzimin e Rrilës në Lezhë, automjeti përplas 78-vjeçaren! Nën hetim drejtuesi, ja si paraqitet gjendja e të moshuarës

November 12, 2026
Safiri i familjes Romanov shitet për shifrën marramendëse në ankandin e Gjenevës!

Safiri i familjes Romanov shitet për shifrën marramendëse në ankandin e Gjenevës!

November 12, 2026
Risia/ AKSHI prezanton “e-Gjoba”, të gjitha gjobat administrative në një platformë të vetme!

Risia/ AKSHI prezanton “e-Gjoba”, të gjitha gjobat administrative në një platformë të vetme!

November 12, 2026
BE reagon për krizën politike të Prishtinës: I takon Kushtetueses ta gjykojë formimin e Qeverisë dhe të Kuvendit të Kosovës!

BE shprehet e shqetësuar për mundësinë e ndryshimit të ligjit për Gjykatën Speciale në Kosovë: Nevojë për konsultime paraprake!

November 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In