Një shpërthim eksplozivi është regjistruar mbrëmjen e vonë të së dielës, rreth 30 minuta para mesnate, në fshatin Larushk të Fushë Krujës.
Sipas raportimit të policisë, një sasi lënde plasëse 100 gr është hedhur nga rruga drejt cepit të oborrit që lidh dy banesat e shtetasve Besim Muça dhe Ramazan Muça, ky i fundit gjyshi nga e ëma i Xhisiela Malokut, por fatmirësisht si pasojë e shpërthimit nuk ka pasur të lënduar, sikurse as dëme materiale.
Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje për të hetuar mbi rrethanat, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve, ndërkohë që ka shoqëruar 9 persona për t’i marrë në pyetje.
Rasti i vajzës nga Fushë Kruja, Xhisiela Maloku, ka trazuar politikën shqiptare dhe mediat kohët e fundit, pas një denoncimi të ish-oficerit të policisë, Emiljano Nuhu se ajo ishte përdhunuar nga djali i deputetit Rrahman Rraja, Rexhep Rraja.
a.ç