Presidenti Ilir Meta ka qenë i ftuar pasditen e së mërkurës në “Zërin e Amerikës”.
I pyetur për denoncimet e ish-policit Emiliano Nuhu dhe rastin e Xhisiela Malokut, Meta tha se dhuna është një problem i shoqërisë shqiptare.
Por sipas kreut të shtetit, ai nuk beson te dëshmia e ish-policit dhe në çështjet që ai trajton në letrën dërguar më parë institucioneve.
“Kam marrë një letër nga oficeri Nuhu sikurse e ka marrë edhe kryeministri. Nuk besoj se kanë ndodhur ato gjëra që trajtohen aty. Megjithatë çështja po trajtohet nga këshilltari im z. Bahri Shaqiri me qëllim që edhe unë të kem një qëndrim më të qartë në vazhdim” – tha presidenti në studion e Zërit të Amërikës.
Meta theksoi se nën cilësinë e presidentit, ai nuk do të amnistojë rastet e dhunës ndërsa bëri apel që shoqëria civile të kontribuojë më shumë.
/JavaNews/b.d