Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka reaguar për rastin e “Xhisielës”, menjëherë pas reagimit të Lulzim Bashës.
Ai ka deklaruar se do të detyrohet kreun i PD-së të kërkojë ndjesë publike me vendim gjykata për shpifje. Balla mes tjerash rikujton edhe shprehjen e Adernauerit.
“Sa herë flet Luli, kujtdo i kujtohet një shprehje e Adenauerit: “Duke qenë se Zoti i ka vënë kufinj inteligjencës së njeriut, është e padrejtë që nuk i ka kufizuar edhe budallallëkun”.Lulzim! Të garantoj që ti do të detyrohesh me vendim gjykate të kërkosh ndjesë për shpifje!”, shkruan Balla në “Facebook”.
/b.d