• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rriten rastet me kancerin e mushkërive, rreth 700 të prekur çdo vit në Shqipëri

by A R
18/10/2024 16:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rreth 700 raste të reja çdo vit evidentohen me kancer të mushkërive në vendin tonë.

Ky vit ka shënuar 50 raste më shumë se një vit më parë, ndërsa gjithnjë e më shumë po preken mosha të reja.

Mjekë nga Shqipëria dhe Kosova u bënë bashkë për t’u njohur me të rejat më të fundit mbi trajtimin e sëmundjeve respiratore në Konferencën e 15 për Sëmundjet Respiratore, që u mbajt në Durrës.

Mjekja Silvana Bala veçon si shkaktarë të SPOK-ut dhe kancerit të mushkërive duhanpirjen dhe ndotjen e ajrit.

“Ndër problemet kryesore që trajtohen është SPOK-u, sëmundjet kronike obstruktive me impakt duhanin, është kanceri pulmonar, që përsëri ka si impakt kryesor duhanin dhe ndotjen e ambientit, si dhe shumë sëmundje të tjera. Shikohet që ka një rritje të prevalencës së tyre në popullsi,” u shpreh mjekja pneumologe.

Kanceri i mushkërive rezulton me vdekshmërinë më të lartë. Nga 700 raste që evidentohen çdo vit në vendin tonë vetëm 20% e tyre mund të përfitojnë nga ndërhyrja kirurgjikale, si hapi më i rëndësishëm në trajtimin e kësaj sëmundjeje shpjegon mjeku pneumolog, Fatmir Caushi.

“Kanceri i mushkërisë është ndër patologjitë kanceroze, që prek organizmin e njeriut, që ka vdekshmërinë më të lartë. Nga pjesa tjetër, nëse kapet në fazat e hershme, kemi një përfitim në trajtimin e sëmundjes dhe në jetëgjatësinë e pacientëve,” tregon mjeku Fatmir Caushi.

Kongresi për Sëmundjet Respiratore ka për qëllim ndërgjegjësimin e popullatës në lidhje me këto sëmundje, krahas risive shkencore në përputhje me protokollet kombëtare dhe ndërkombëtare për trajtimin e tyre.

/a.r

Next Post
Për 1 vit pandemi, shqiptarët kursyen në banka 740 milionë $

Gati 530 miliardë lekë, ditët e mira për ekonominë vijojnë, por investimet nuk po realizohen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Infrastrukturë digjitale më të fortë e më të sigurt”- SHBA investon mbi 40 milionë USD për sigurinë kibernetike në Shqipëri, ambasadori Wendt e konfirmon

“Infrastrukturë digjitale më të fortë e më të sigurt”- SHBA investon mbi 40 milionë USD për sigurinë kibernetike në Shqipëri, ambasadori Wendt e konfirmon

November 4, 2026
Superbuxheti 2027/ Tatimi mbi dividentin do rritet në 15%, Rama: Biznesi i madh do të kontribuojë më shumë!

“Një moment krenarie për Shqipërinë”/ Rama reagon pas publikimit të Raportit të Progresit: Dera e BE e hapur, mundësia e hyrjes më reale se kurrë!

November 4, 2026
Merr flakë një automjet në aksin Fier-Ballsh, shpëton pa lëndime drejtuesi

Merr flakë një automjet në aksin Fier-Ballsh, shpëton pa lëndime drejtuesi

November 4, 2026
Ish-drejtoresha e SHISH u la në arrest shtëpie, GJKKO del me njoftim zyrtar dhe jep detajet e masës së sigurisë: I ndalohet edhe…

Dosja e SHISH, Apeli lë në fuqi masën “arrest në shtëpi” për ish-drejtoreshën Vlora Hyseni!

November 4, 2026
Po trafikohej drejt Shqipërisë, kapet 1 kg kokainë në Muriqan! Arrestohet 56-vjeçari, e kishte fshehur në…

Po trafikohej drejt Shqipërisë, kapet 1 kg kokainë në Muriqan! Arrestohet 56-vjeçari, e kishte fshehur në…

November 4, 2026
Banka e njohur franceze bie pre e sulmit kibernetik, dëmi 118 milionë euro!

Banka e njohur franceze bie pre e sulmit kibernetik, dëmi 118 milionë euro!

November 4, 2026
BE prezanton strategjinë e re të zgjerimit: Integrim gradual i vendeve kandidate përpara anëtarësimit të plotë! Ja çfarë përfshin mekanizmi

BE prezanton strategjinë e re të zgjerimit: Integrim gradual i vendeve kandidate përpara anëtarësimit të plotë! Ja çfarë përfshin mekanizmi

November 4, 2026
“Ngërçi institucional e ka penguar Kosovën”/ Marta Kos: Komisioni po propozon një model të ri të integrimit gradual!

“Ngërçi institucional e ka penguar Kosovën”/ Marta Kos: Komisioni po propozon një model të ri të integrimit gradual!

November 4, 2026
Urrejtja si produkt i injorancës dhe i mosrealizimit të vetvetes

Në politikë, fitorja mund të të japë pushtetin, por arroganca mund të të marrë legjitimitetin

November 4, 2026
Misteri/ Familjarët thanë se u sulmua nga ariu, por Policia kalon në pistën e vrasjes me armë të 53-vjeçarit në Bulqizë! Plumbi që iu gjet…

Misteri/ Familjarët thanë se u sulmua nga ariu, por Policia kalon në pistën e vrasjes me armë të 53-vjeçarit në Bulqizë! Plumbi që iu gjet…

November 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In