Një ngjarje shokuese ka ndodhur në Brazil. Një nënë ka hedhur në koshin e mbeturinave foshnjën e porsalindur dhe më pas është larguar e qetë për në punë.
Gjithçka është filmuar nga kamerat e sigurisë. Ajo duket kur hedh qesen në kosh.
Foshnja ishte e mbështjellë me një batanije. Të qarat kanë alarmuar kalimtarët të cilët kanë njoftuar policinë.
Mësohet se pas ngjarjes, nëna 25-vjeçare është arrestuar në vendin e punës. Ajo braktisi foshnjën pasi kishte frikë se mos humbiste vendin e punës./a.m.