Pas protestave të banorëve të fshatit Mengël një ditë më parë të cilët bllokuan për 6 orë aksin nacional Elbasan-Librazhd, janë thirrur në polici deputeti i PD, Luçiano Boçi dhe disa banorë. Boçi ishte dje mes protestuesve që shkaktuan kaos në qarkullimin e automjeteve, duke paralizuar për gjashtë orë me radhë lëvizjen e makinave nga Elbasani në drejtim të Librazhdit, Korçës e më gjerë dhe anasjelltas.
Deputeti Boçi duhet të paraqitet sot në komisariatin e Elbasanit për të dhënë dëshminë e tij. Opozita pretendon se protesta e banorëve të fshatit Mengël në Elbasan është një kauzë e ligjshme. Banorët dhe nxënësit prej tre javësh protestojnë për rihapjen e shkollës 9-vjeçare të fshatit Mengël e cila u mbyll me urdhër të Drejtorisë Arsimore për efekt rikonstruksioni.
ma.me