Gjykata e Krujës ka lënë në burg Rexhep Rrajën, djalin e deputetit Rrahman Rraja, i akuzuar për përndjekjen e ish-të dashurës së tij, Xhisiela Maloku.
Ai doli sot para trupit gjykatës për vlerësimin e masës së sigurisë. Seanca ishte e hapur për median vetëm për pak minuta, ku i pandehuri i komunikoi gjeneralitet e tij gjykatëses.
Më pas prokurorja Mirela Kapo kërkoi që seanca të zhvillohet me dyer të mbyllura për arsye të sekretit hetimor dhe për të evituar viktimizimin e viktimës. 24-vjeçari përfaqësohet në gjykatë me avokatin e tij Ilir Bajraktari.
Rraja shihet i veshur me rroba sportive, ndërkohë që qëndron ulur brenda sallës së gjyqit. I veshur me xhup të kuq, Rexhep Rraja është lënë sot në burg. Ai u arrestua ditën e diel, në një biznes në Rinas teksa po qëndronte tek miqtë e tij.
Teksa po futej brenda në furgon Rexhep Rraja është shprehur për gazetarët se ishte i pafajshëm dhe kishte dhe një paralajmërim për Bashën
“Jam i pafajshëm!”.
“Lulzim Basha ta provojë në votime”, tha Rraja.
Gjatë ditës së djeshme, Xhisiela u tërhoq nga akuzat e saj, duke thënë se e denoncoi nga xhelozia dhe se nuk e ka dhunuar.
/a.ç