VIDEO/ Përndoqi ish-të dashurën, gjykata lë në burg djalin e deputetit Rraja

Gjykata e Krujës ka lënë në burg Rexhep Rrajën, djalin e deputetit Rrahman Rraja, i akuzuar për përndjekjen e ish-të dashurës së tij, Xhisiela Maloku.

Ai doli sot para trupit gjykatës për vlerësimin e masës së sigurisë. Seanca ishte e hapur për median vetëm për pak minuta, ku i pandehuri i komunikoi gjeneralitet e tij gjykatëses.

Më pas prokurorja Mirela Kapo kërkoi që seanca të zhvillohet me dyer të mbyllura për arsye të sekretit hetimor dhe për të evituar viktimizimin e  viktimës. 24-vjeçari përfaqësohet në gjykatë me avokatin e tij Ilir Bajraktari.

Rraja shihet i veshur me rroba sportive, ndërkohë që qëndron ulur brenda sallës së gjyqit.  I veshur me xhup të kuq, Rexhep Rraja është lënë sot në burg. Ai u arrestua ditën e diel, në një biznes në Rinas teksa po qëndronte tek miqtë e tij.

Teksa po futej brenda në furgon Rexhep Rraja është shprehur për gazetarët se ishte i pafajshëm dhe kishte dhe një paralajmërim për Bashën

“Jam i pafajshëm!”.

Lulzim Basha ta provojë në votime”, tha Rraja.

Gjatë ditës së djeshme, Xhisiela u tërhoq nga akuzat e saj, duke thënë se e denoncoi nga xhelozia dhe se nuk e ka dhunuar.

/a.ç

 

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com