Një punonjës i Gardës së Republikës i identifikuar si Arjol Mançe, është gjetur i vdekur në ambientet e Gardës.
I riu dyshohet se ka vrarë veten me armën e shërbimit, në ambientet e Gardës së Republikës, njofton policia
Sipas policisë dyshohet se akti është kryer në kushtet e tronditjes psikike
“Rreth ores 23:00, te mbremjes se kaluar në ambjentet e Gardës se Republikes, teksa po kryente sherbimin prane hyrjes dytesore te institucionit, punonjësi i Gardes A.M., 30 vjeç, nga Permeti, dyshohet se ka vrarë veten me armen e sherbimit.
Per hetimin e rastit u ngrit nje grup i posaçem nen drejtimin e Prokurorise.
Grupi hetimor ka administruar dhe sekuestruar prova qe forcojne dyshimin se akti eshte kryer ne kushtet e tronditjes psikike.
Hetimet po vijojne per zbardhjen e gjithe rrethanave te ngjarjes”, thuhet ne njoftimin e policisë
Në 30 qershor të këtij viti një tjetër gardist ka vrarë veten. Ishte Shkëlzen Qordja, 31-vjeç, me detyrë shofer i ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, i cili qëlloi veten me armën e shërbimit në ambientet e Gardës dhe për rrjedhojë humbi jetën.
Javanews/a.ç