Ministëri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi ka zhvilluar një takim në Kanionet e Osimit. Nga vendi turistik, ministri Klosi ka shpërndarë certifikatat për instruktorët e rinj të rafting. Gjatë takimit Klosi ka bërë thirrje që ky sport të shndërrohet në biznes, kjo duke parë interesin e madh të turistëve të huaj dhe vendas.
“Turistët duan t’i rikthehen natyrës, duan të gjejnë vende të paeksploruara, të magjishme si kanionet e Osumit apo lumi i Vjosës apo zona të tjera ku ju keni ushtruar aktivitetin tuaj të rafting apo kanoes. Do të doja t’ju nxisja që keni në mendje dhe çdo gjë që ju mendoni, edhe atë fantazinë tuaj të turizmit të aventurës, ne jemi të gatshëm që t’ju dëgjojmë, ne jemi të gatshëm tju mbështesim, ne jemi të gatshëm të debatojmë me ju se çfarë mund të realizojmë dhe kush është më e mira në kuadër të rregullimit të gjithë sport-biznesit në vendin tonë”, tha Klosi
ma.me